Sunak çoi dëm mundësinë e të qenurit kryeministër më i mirë se Johnson

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri aktual britanik Sunak e ka pasur mundësi të ngritet përkundër trashëgimisë toksike të Johnson-it – dhe e çoi dëm Politikani që erdhi në zyrë duke premtuar integritet dhe llogaridhënie del se tregoi budallallëkun më të madh të parë ndonjëherë, shkruan Rafael Behr, kolumnist për prestigjiozen The Gurdian.

Nëse i takojnë merita dikujt për rregullimin e gjërave në Britani ai do jetë i par që ato t’i quaj të tijat, por kur vie fjala te llogaridhënia për shkaktim të dëmeve, ai është shumë larg të marrurit përgjegjësi. Ai zgjodhi të mos përgjigjej të hënën kur pjesëtarët e parlamentit dorëzuan raportin që cenzuronte dhe akuzonte Boris Johnson-in për gënjeshtrim të qëllimshëm dhe të vazhdueshëm ndaj dhe në parlament. Sunak tha se e respektonte komisionin që po hetonte parardhësin e tij por si kreu i shtetit preferonte të mos përzihej në cështjet e legjislativit, raporton Ekonomia Online.

Ky justifikim nuk thotë gjë dhe nuk e arsyeton Sunak-un, thotë Rafael Behr, meqë kryeministri Sunak si është poashtu pjesëtar i parlamentit dhe qytetar. Si udhëheqës i partisë së tij Sunak-ut i është dashur t’i binte ndër mend se gënjeshtrat e Johnson-it meritojnë të paktën një distancim formal.

Arsyeja e vërtetë e abstenimit të Sunak-ut është se ai mban shpresa se heshtja e tij ndaj akuzave për Johnson do i fitojnë përfundimin e armiqësisë së vazhdueshme me ish-kryeministrin britanik dhe mbështetësit e tij brenda partisë.

Në parim, nëse zotimi kryesor i një kryeministri është të udhëheq me integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie, dhe më pas i kërkohet të veprojë në bazë të këtij zotimi, përgjigjja e tij duhet të jetë po. Mirëpo kjo nuk u pa nga kryeministri aktual. Deputetët konservativë kanë pasur nevojë të menjëhershme për të pasur një kryeministër që ka qartësi ekonomike. Duket se pikërisht kjo u mungon.

Të ngjashme