Sunak do të shkojë te Mbreti për dhënien e dorëheqjes, Starmer më pas për t’u emëruar kryeministër

Prishtinë | 05 Kor 2024 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Sunak do të bëjë deklaratë në orën 10:30, Starmer do t’i drejtohet kombit rreth orës 12:20

Kryeministri britanik në largim Rishi Sunak do të bëjë një deklaratë rreth orës 10:30, tha Downing Street.

PA Media raporton se ai më pas do të udhëtojë në Pallatin Buckingham për një takim me Mbretin, ku ai pritet të japë zyrtarisht dorëheqjen e tij.

Pastaj Keir Starmer do të shohë Mbretin në pallat. Ai do të emërohet si kryeministri i ardhshëm i vendit dhe do t’i kërkohet të formojë qeverinë.

Më pas ai do të dërgohet në Downing Street për t’iu drejtuar kombit për herë të parë si kryeministër rreth orës 12:20.

Megjithatë, oraret mund të ndryshojnë./EkonomiaOnline/

Të ngjashme