Valltarët e artistit kolumbian J Balvin, kanë ‘zbarkuar’ në Parkun e Gërmisë për natën e dytë të Sunny Hill Festival.
Llogaria zyrtare e festivalit në rrjete sociale ka postuar fotografi të tyre në skenë, teksa bëhen gati për ta ndezur skenën sonte para mijëra njerëzve që presin për ta parë e dëgjuar, njofton Klankosova.tv.
Pos J Balvin, sonte performon edhe artisti italian Mahmood dhe këngëtarë të njohur shqiptarë.