Ata që po presin për versionin në Android të lojës Super Mario Run, janë afër plotësimit të dëshirës së tyre. Loja ka arritur në Play Store, megjithatë, për momentin është e gatshme vetëm me para-regjistrim. Krejt çka bën ky shërbim është njoftimin e abonuesve për kohën kur loja është e gatshme për shkarkim.
Ende nuk ka informatë të saktë kur loja do të lansohet për shkarkim në këtë platformë.
Super Mario Run ka debutuar më herët gjatë këtij muaji në iOS për të gjithë përdoruesit. Si loja e parë e Nintendo-së për platformë mobile, ka arritur në majat e listave të aplikacioneve më të shkarkuara në App Store në tregjet e vendeve të ndryshme.
Më vonë, përdoruesit kuptuan se loja nuk ishte çka ata prisnin pasi që çmimi prej 10 dollarëve pas tri niveleve të para ishte një shumë e lartë për disa nga entuziastët. Megjithatë, aplikacioni ende mbetet titull i famshëm në App Store.