Nesër do të luhet derbi i dytë sezonal mes Tiranës dhe Partizanit. Një supersfidë e shumëpritur në kryeqytet, ku dy tifozëritë përkatëse nxitojnë të tregohen më superiore se tjetra në koreografi dhe aspekte të tjera.
Fitorja në fushën e lojës është detyrim për futbollistët.Jo më kot thuhet: më mirë të fitosh derbin se kampionatin. Kaq mjafton për të kuptuar antagonizmin maksimal mes bardhebluve dhe “demave të kuq”.
Dueli i së enjtes, në kuadrin e javës së 15-të të Superiores, e gjen Tiranën në krye, me 30 pikë, ndërsa Partizanin të pestin me 18 pikë.
Megjithatë, për përplasje të tilla nuk ka rëndësi klasifikimi, madje as kategoria ku luan njëra apo tjetra skuadër. Parë në këtë këndvështrim, trajneri Orges Shehi është shfaqur me këmbë në tokë në prag të ndeshjes me të kuqtë: