Padyshim që platforma të tilla të punësimit janë jashtzakonisht të nevojshme në kohën kur përballemi me nivel të lartë të papunësisë dhe kur përballemi me migrim të lartë të fuqisë punëtore. Vetën këto dy vite kanë lëshuar Kosovën qindra mijëra punëkërkues. E frikshme është statistika sa punëkërkues kanë lëshuar Kosovën për këto dy dekada.
Ajo çfarë është e papranueshme që qeveria më shumë po i kushton rëndësi terminologjisë dhe emertimeve se sa problemeve reale. Janë disa emërtime ekstravagante si super punë, punësim i garantuar, ringjallje ekonomike, që të duken sikur e ri-shpallën pavarësinë.
Të ishte ‘super punë’ do të ishte një punë profesionale dhe e qëndrueshme, afatgjatë dhe e mirë paguar. Përkundrazi as nuk është e qëndrueshme, as afatgjate dhe as e paguar mjaftueshëm.
Është një fillim i mbarë, një veprim sado pak i nevojshëm megjithatë ka probleme në funksionimin e saj afatgjatë, sepse nuk ka një kërkesë reale të krijuar nga akterët ekonomik.
Do të duhej të paraprihej me aktivitete të fuqizimit ekonomik, ku do të kishte kërkesë reale, që pastaj pas kësaj praktike të mund të e vazhdonin punën dhe të kenë një punë të qëndrueshme.
Nëse nuk krijohet kërkesë reale për të punësuarit përmes fuqizimit të sektorit privat, do të shërbej si një parapregaditje për kërkim më të lehtë të punës në vende të tjera, sepse pas 6 muajsh prap mbetet pa punë.
Kjo platformë padyshim është e nevojshme por do të ishte në shërbim të të rinjve sikur të kishte edhe subvencionime të punëtorve të rinjë, pagesën për një vitë të punëtorve për bizneset e reja, grante për financimin e ideve të reja biznesore që ndryshe quhet vetëpunësim!
Me pak fjalë, masat e mbështetjes financiare të orientohen së paku 60% nga bizneset apo akterët e punësimit, ndërsa pjesa tjetër nga punëkërkuesit. Edhe më pak nga kategoritë sociale, sepse atyre duhet të i krijohen skema të përhershme mbështetëse, jo masa mujore.