Borussia Dortmundi arriti të kalojë në epërsi me rezultat 4:0 në derbin kundër Schalkes, që është i vlefshëm për xhiron e 26-të të Bundesligës.
Në minutën e 63-të të ndeshjes, Raphael Guerriero e dha golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe arriti ta thellojë epërsinë e skuadrës së tij përmes një supergoli.
Kjo është xhiroja e parë e Bundesligës që po zhvillohet pas rinisjes së sezonit, që u ndërpre në mars shkaku i koronavirusit. /Gazeta Express/