Superliga e basketbollit rikthehet me ndeshje vendimtare

Prishtinë | 27 Mar 2026 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Fundjava në Superligën e Kosovës në basketboll pritet të sjellë ndeshje mjaft interesante dhe emocione të mëdha, në kuadër të javës së 26-të, e cila mund të përcaktojë fatin e disa skuadrave.

Xhiroja hapet të shtunën me përballjen mes Trepçës dhe Borës. Kampionët tashmë e kanë siguruar vendin e parë me 22 fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit renditen në pozitën e tretë me 14 fitore e 11 humbje.

Po të shtunën zhvillohet edhe ndeshja shumë e rëndësishme në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Rahovecit 029. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e 17 humbje dhe ndodhen në dy pozitat e fundit, duke luftuar për mbijetesë në elitë.

Të dielën luhet derbi i rivalëve të vjetër mes Pejës dhe Sigal Prishtinës. Edhe pse këtë edicion skuadrat nuk kanë pasur rezultatet e dëshiruara, përballja mbetet e veçantë. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 11 fitore e 14 humbje, ndërsa prishtinasit në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 16 humbje.

Java e 26-të mbyllet me duelin ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit renditen të dytët me 17 fitore e tetë humbje, kurse therandasit kanë 11 fitore e 14 humbje.

Orari i ndeshjeve:

E shtunë

17:00 Trepça – Bora

19:30 Vëllaznimi – Rahoveci 029

E diel

17:00 Peja – Sigal Prishtina

19:30 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Të ngjashme