Elita e futbollit kosovar do të luajë edhe në mesjavë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e javës së tetë në Ipko Superligën e Kosovës.
Kësisoj ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet në Ferizaj, me Ferizajn që është nikoqir i Drenicë në ditën e martë.
Ditën e mërkure do të luhen katër sfida të tjera, me ndeshjen kryesore që do të zhvillohet në Podujevë.
Llapi do të jetë nikoqir i Feronikelit, ndërsa kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të mirëpres Trepçën ’89.
Skuadra më e madhe kosovare, Prishtina do të udhëtojë drejt Prizrenit për tu përballur me Lirinë.
KEK-u do të mirëpres Ballkanin në Obiliq në një ndeshje ku vendasit do të synojnë pikët e para në këtë kampionat.
Ndeshja e vetme që do të luhen ditën e enjte, do të jetë ajo mes Flamurtarit dhe Gjilanit.
Java e 8-të
E martë, 2.10.2018 – ora 15:30
Ferizaj – Drenica
E mërkurë, 3.10.2018 – ora 15:30
Drita – Trepça’89
Liria – Prishtina
Llapi – Feronikeli
KEK-u – Ballkani
E enjte, 4.10.2018 – ora 15:30
Flamurtari – Gjilani