Platforma televizive “DigitAlb” ka fituar edhe për dy edicione të drejtat televizive për Superligën e Kosovës në futboll.
“DigitAlb” pati ofertën më të madhe për edicionet 2018\2019 e 2019\2020. Ofroi 550 mijë euro, që i bie 275 mijë për një edicion.
Vendimin për t’ia dhënë kësaj kompanie të drejtat televizive e mori të hënën Komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) pas hapjes së ofertave.
Për të drejtat televizive kishte aplikuar edhe kompania “Artmotion”, e cila ofroi 314 mijë euro.
“Duke konstatuar se ‘DigitAlb’ kishte bërë ofertën më të mirë, Komisioni i përbërë nga kryetari Agim Ademi dhe anëtarët Arianit Ahmeti dhe Diturie Hoxha mori vendim që në edicionet garuese 2018/2019 dhe 2019/2020 të drejtën për transmetim televiziv të ndeshjeve të Vala Superligës t’ia besojë Kompanisë ‘DigitAlb'”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Kjo kompani ka disa vite që fiton të drejtat televizive të Superlifës.