Superliga e Kosovës në futboll, sot vazhdon me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 30-të.
Llapi në ‘Zahir Pajaziti’ e pret Fushë Kosovën, në një ndeshje ku llapjanët vetëm me fitore mund të mbesin akoma në garën për kreun e tabelës.
Llapi aktualisht ndodhet në pozitën e tretë me 55 pikë, pesë me pak se lideri i tabelës, Ballkani.
Ndërkaq në sfidën tjetër të ditës së sotëm, Malisheva i bën ‘konak’ Prishtinën, në një ndeshje ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Malisheva renditet e katërta me 52 pikë dhe është në garë për të siguruar një vend që dërgon në Evropë, derisa Prishtina ndodhet në vendin e katërt me 40 sosh.
Prishtinasit përmes Kupës së Kosovës synojnë të sigurojnë dajën në Evropë.
Superliga /Java e 30-të
Sot takohen:
Llapi-Fushë Kosova
Malisheva-Prishtina
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.