Java e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll vazhdon edhe këtë të diel, ku në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.
Padyshim se e gjithë vëmendja do të jetë në “Karagaç”, aty ku do të përballen rivalët e vjetër, Peja dhe Sigal Prishtina, shkruan Gazeta Express.
Përballja e parë e zhvilluar në Prishtinë ishte fituar nga “verdhezinjtë” me rezultatin 70:76.
Peja është skuadra e vetme pa humbje, pasi ka regjistruar fitore në shtatë ndeshjet e para.
Pejanët prin në tabelë me 14 pikë, dy më shumë se Prishtina që ndodhet një pozitë më poshtë.
Kryeqyetasit kanë bilanc prej pesë fitoresh e dy humbjeve.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori”, mes Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, që gjithashtu pritet të jetë mjaft interesante.
Edhe pse nuk e filluan mirë sezonin duke pësuar katër humbje radhazi, skuadra nga Suhareka është këndellur dhe në këtë ndeshje hyn pas tri fitoreve.
Ylli ndodhet në pozitën e parafundit (7) me 10 pikë të grumbulluara deri më tanim
Në anën tjetër, Rahoveci nuk po kalon aspak formë të mirë. Përveç fitores në javën e parë kundër Yllit me rezultat 90:88, skuadra nuk ka arritur rezultat tjetër pozitiv, pasi ka regjistruar humbje në gjashtë ndeshjet e radhës.
“Vreshtarët” janë në pozitën e fundit (8) me tetë pikë.
Orari i ndeshjeve:
17:00 Peja – Sigal Prishtina
19:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci