Superliga vjen sot me dy duele, spikat derbi Prishtina-Ballkani

Prishtinë | 03 Maj 2025 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy ndeshjet e javës së 32-të.

Kryesfida luhet në ‘Fadil Vokrri’, ku Prishtina përballet me Ballkanin, në një duel ku pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.

Përballje interesante do të jetë pritet të luhet edhe në Malishevë, ku vendasit presin Dukagjinin që po lufton për mbijetesë.

Malisheva dëshiron të ruajë vendin e tretë, ndërsa skuadra Klina për t’i ikur barazhit.

Ndeshja Prishtina-Ballkani fillon në orën 20:00, derisa takimi mes Malishevës dhe Klinës starton në orën 15:00.

Të ngjashme