Dje (e diel) në shoun garues Super Sfida ishin në garë Tetova kundër Preshevës.
Të gjithë dhanë maksimumin për fitore, por në fund garën e fitoi ekipi i Preshevës.
Ishte një lojë spektakolare bartja e shpejt me veturë. Kjo lojë nga ekrani duket e rrezikshme, por që në Sfidë zakonisht krijon shumë humor dhe shou.
Po ashtu shumë interesante ishte edhe loja e futbollit, ku garuesit ishin të futur në SocerBall dhe ashtu duhej të luanin.
Kjo është një lojë shumë e lodhshme dhe sjell humor, pasi në lojë garuesit rrezohen shpesh në mes vete, por që nuk ka lëndime. Këtë lojë e fitoi ekipi i Tetovës.
Gjithashtu, gara penallti me top të ragbit dhe porta e futbollit amerikan, ishte një lojë moderne për neve dhe krejt në fund loja që solli shumë të qeshura – penallti sy mbyllas – bëri që fituesi, aktori Ganiu, të rrëzohej disa herë deri sa e fitoi. Kjo është nga lojërat më të preferuara në Sfidë.
Super Sfida vazhdon të sjellë gjithmonë lojëra të reja spektakolare, moderne, interesante një kombinim shumë interesant që krijojnë dramë, tension, humor dhe shou.