Supremja brenda ditës duhet të dal me njoftim për ankesat zgjedhore

Prishtinë | 26 Mar 2025 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e Kosovës ka sot afatin e fundit për të marrë vendim mbi ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë lidhur me zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Pas nxjerrjes së aktgjykimeve, pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të dalë me njoftim për certifikimin e rezultateve.

KQZ ka bërë të ditur se janë në pritje të vendimeve të Gjykatës Supreme për të vijuar më tej me procesin.

“Aktualisht, procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare,” thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Pas certifikimit të rezultateve, pritet që subjektet politike të nisin përgatitjet për fazën e formimit të institucioneve të reja.

Të ngjashme