Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve I.T., Z.K., V.H.P., F.T., R.Th. dhe B.F., dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore- Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, i datës 06 qershor 2018 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës të datës 13 dhjetor 2019, dhe lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së dytë në rivendosje, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje bëhet e ditur se në çështjen penale të të akuzuarve, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, në seancën publike të kolegjit, me pjesëmarrjen e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre, të mbajtur me datë 29 qershor 2020, Kolegji i Gjykatës Supreme, shqyrtoi shkresat e lëndës, aktgjykimin e ankimuar, ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, si dhe parashtresën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, dhe gjeti se ankesat janë të bazuara.
Aktvendimi i Gjykatës Supreme sot i është kthyer Gjykatës së Apelit për rivendosje.