Kolegji i Gjykatës Supreme e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, të dy anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të 23 gushtit 2025, që ka të bëjë me Listën Serbe.
Sipas vendimit të PZAP-së Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje lokale.