Supremja me mendim juridik për të miturit: Gjyqtari në procedurë përgatitore mund të gjykojë rastin në meritë

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme me mendimin juridik të 1 tetorit 2025, ka sqaruar se gjyqtari për të mitur që ka marrë pjesë në procedurë përgatitore për caktim të paraburgimit, mund të gjykojë rastin në meritë.

Në këtë mendim juridik, sqarohet po ashtu se Gjykata Themelore, Departamenti Përgjithshëm është kompetent për të vendosur lidhur me veprat penale “Ngacmimi seksual” nga neni 183 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës ku kryerësit e këtyre veprave penale janë madhorë e viktima fëmijë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në arsyetim të këtij mendimi, thuhet se Gjykata Supreme më 7 shkurt 2025 nga gjyqtari Beqir Kalludra- gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ka pranuar kërkesë për dhënie të mendimit lidhur me disa çështje që kanë të bëjnë me procedurën penale për të mitur.

Çështja e parë, sipas Supremes, ka qenë nëse mundet gjyqtari për të mitur që ka marrë pjesë në procedurën përgatitore të gjykojë rastin në merita. Sipas mendimit, për këtë situatë prakitka e Gjykatave Themelore ka qenë dualiste dhe me dy intepretime.

Aty thuhet se bazuar edhe në instrumentete ndërkombëtare, përcaktohet se qëllimi i intervenimit të drejtësisë për të mitur është riintegrimi në shoqëri dhe si mundësohet atij të luajë rol konstruktiv, dhe se gjyqtari që merr pjesë nga procedura përgatitore e deri në ekzekutimin e vendimit, nuk duhet të përjashtohet.

Krejt kjo pasi që, sipas mendimit, thuhet se është në funksion të sigurimit të një procesi të rregullt dhe të paanshëm ligjor, me trajtim të duhur dinjitoz në përputhje me nivelin e zhvillimit dhe nevojat e të miturve.

Të ngjajshme
Shpallet e paligjshme dhe shfuqizohet Rregullorja për…

2 Tet, 2025, 12:01
Supremja nxjerr mendim juridik për hudhje të aktakuzave dhe…

2 Tet, 2025, 10:48
Supremja lë në fuqi dënimin me 17 vjet burgim ndaj Qëndrim…

30 Sht, 2025, 16:45
Supremja ka përmendur në mendim juridik raste të Gjykatës Evropianë për të Drejtat e Njeriut, që si rrejdhojë e tyre del se dispozitat e Kodit të Procedurës Penale lidhur e përjashtimin e gjyqtarit nga vendosja e çështjes, për shkak se kanë caktuar paraburgimin në procedurën përgatitore që i referohen personave madhorë, nuk zbatohet edhe te të miturit, për shkaqe të veçorive që kanë vetë procedurat për të mitur.

Ndërsa, lidhur me çështjen e dytë për veprën penale të “Ngacmimit seksual” nga neni 183, Supremja ka specifikuar se është e pazakontë që si vepër parashihet në kapitullin e veprave penale kundër jetës dhe trupit dhe jo të integritetit seksual. E që juridiksioni është përcaktuar për Departamentin për të Mitur te neni 108 i Kodit të Drejtësisë për të Mitur që referohet në veprat penale kundër integritetit seksual.

Andaj, edhe pse jepet mendimi që vepra e “Ngacmimit seksual” duhet të sistemohet në kapitullin kundër integritetit seksual, aktualisht është në kapitull tjetër e sistemuar si vepër penale, kështu që e limiton gjyqësorin për përcaktim të kompetencës tjetër nga ajo e përcaktuar ligjërisht.

Andaj, sipas Supremes kjo situatë paraqet nevojë për ndryshim legjislativ që nuk është në autoritetin e Gjykatës Supreme.

Aty thuhet se në rastet kur gjykohen personat madhor për veprat penale të ngacmimit seksual, kur viktima paraqitet fëmijë, nuk ka praktikë unifikuese sa i përket kompetenës së departamentit për të vendosur lidhur me rastin. Kjo ngase në disa raste i gjykon Departamenti i Përgjithshëm, e në disa Departamenti për të Mitur. E kjo, thuhet për faktin se kjo vepër penale nuk është përfshirë në nenin 108 të KDM-së,

Të ngjashme