Gjykata Supreme e Kosovës ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi ka thënë se Ambasada Amerikane ka luajtur një rol të rëndësishëm në fuqizim e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.
“Kontributi i AA departamenti i drejtësisë në vazhdimësi ka mbështetur sundimin e ligjit në vendin tonë, me lansimin e këtij udhëzuesi Supremja shënon një moment të rëndësishmen. Udhëzuesi i përgjithshëm i miratuar në vitin 2018, ka nxitur nevojën për rishikim e tij për harmonizimin e praktikave. me qëllim që udhëzuesi të bëhet lehtësisht i zbatueshëm, ky udhëzues përfaqëson një aset të vlefshëm. Ftoj kryetarët e gjykatave që të zbatohet ky udhëzues”, ka thënë Rexhepi.
Kurse, Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së ka përgërzuar Supremen për lansimin e udhëzuesit.
“Udhëzuesi për matjen e dënimit ka historinë e zhvillimit, ajo që në fakt u përballë me sfidat që eventualisht mund të zhvendoste konceptin…,raportet ndërkombëtare dhe raporti i komisionit evropian dhe të roli kyç që ka gjykata evropiane është e domosdoshme dhe KGJK-ja e mbështet nevojën e aplikimit të ligjeve për të siguruar balancin. Udhëzuesin e kemi vendos në qendër të planit të punës që ky koncept të shndërrohet në standard brenda gjyqësorit. Në drejtësinë penale ky udhëzues e konfirmon që po aplikojmë politike ndëshkimore adekuate, çështjen e paraburgimit etj”, tha Zogaj
Besim Kelmendi, ushtrues detyre i kryeprokurorit tha se ky udhëzues është një nga hapat më të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.
“Për udhëzuesin e parë ishim skeptik. Edhe kryeprokurori ka lëshuar një udhëzim për matjen e dënimit, ambasada e Amerikës ka ndihmuar për një udhëzues të tillë. Kemi shumë punë për të bërë sepse jemi në fazat e para të udhëzuesit e tillë, por jemi të lumtur që i kemi marr praktikat e SHBA-ve. Këtë udhëzues prokurorët ta vlerësojnë si të drejtë të balancuar, në përputhje me parimet e drejtësisë. Nuk është detyrë e thjeshtë”, tha Kelmendi.