Supremja shqyrton ankesën ndaj dënimit me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën

Prishtinë | 22 Dhj 2025 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Supreme të Kosovës, sot në orën 09:00, mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës së ushtruar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila kishte vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës.

Krivaqa ishte dënuar më 4 gusht 2023 me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë të Marigona Osmanit, një rast që kishte tronditur opinionin publik.

Seanca e sotme në Supreme pritet të përcaktojë nëse vendimi i Apelit do të mbetet në fuqi apo nëse çështja do të kthehet në rishqyrtim.

Marigona Osmani ishte 18 vjeçe kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Të ngjashme