Surroi: Në Kushtetutë s’shkruan pse vota për PDK-në qenka më e vlefshme

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 23:05 | Nga

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të PDK-së Memli Krasniqi në KTV se pa PDK-në nuk bëhet Qeveria.

Surroi, në Facebook,ka thënë se nënkryetari i PDK-së për këtë “të drejtë” mund të thirret në të drejtën e cubave por jo në të drejtën kushtetuese.

Kushtetutë nuk shkruan se përse vota për PDK qenka më e vlefshme se e partive të tjera, ka thënë Surroi, transmeton Koha.net.

Ky është postimi i plotë i Surroit:

“Kur nënkryetari i PDK-së deklaron se pa PDK-në nuk bëhet Qeveria ai mund të thirret në të drejtën e cubave por jo në të drejtën kushtetuese.

Në Kushtetutë nuk shkruan se përse vota për PDK qenka më e vlefshme se vota për cilindo subjekt tjetër.

Në ligjin e cubave ndoshta po, por nuk ekziston një version me shkrim”.

Të ngjashme