Policia e Kosovës ka suspenduar nga detyra komandatin në Skenderaj, Bastri Durmishi. Shkak ka qenë një postim i tij në rrjetet sociale.
Shefi i Policisë, Rashit Qalaj, e ka konfirmuar për Gazetën Express, suspendimin e komandatit.
“Po. Është suspenduar për një postim në Facebook”, ka thënë Qalaj.
Ai nuk ka treguar për përmbajtjen e postimit të Durmishit.
Ky nuk është suspendimi i parë që po bëhet në Policinë e Kosovës për shkak të postimeve me kryesisht me përmbajtje politike, që po bëjnë zyrtarët policorë.
Qalaj ka marrë vendim që zyrtarët policorë të mos bëjnë komente në rrjetet sociale, me përmbajtje që ndikon në pozitën e tyre.
Ditë më parë është raportuar për një thirrje që ka përkrahuar zyrtari i Policisë, Fisnik Millaku
Ai u suspenduar pasi në rrjete sociale kishte përkrahë edhe thirrjen që Hashim Thaçi e Isa Mustafa të digjen me benzinë.
“O ska gjynah tek kta, kta duhet mi la me benzin mi rjep, e mi kryp te trash e mi kall, edhe pak osht bile, qka jan ka i bajn kti populli, nga Hasha e Is putini e deri tek ma i vogli, kta nuk rrine rahat, po duhet urgjent mu mobilize, e mu qu ne kam i madh e vogel, me kan vetem nje njeri qe udheheq e ai eshte Albin Kurti”, kishin komentuar në statusin e tij.