Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar sot një informatë nga qytetarët përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga dy zyrtarë policorë të stacionit policor të Parteshit – Drejtoria Rajonale e Gjilanit.
Njoftimi për media nga Inspektoriati Policor thotë se me autorizim të prokurorit, hetuesit e IPK-së kanë trajtuar këtë informacion duke ndërmarrë edhe disa veprime hetimore.
Pas veprimeve hetimore dhe konsultimit me prokurorin kompetent, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarëve policorë.
Inspektorati Policor i Kosovës falënderon të gjithë qytetarët e vendit për bashkëpunim dhe kontributin e tyre drejt fuqizimit të integritetit policor.