Suspendohen dy zyrtarë policorë, dyshohen për keqpërdorim të pozitës

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor, përmes një komunikate, ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Kllokot dhe të njëjtit më pas janë suspenduar.

“Informatat e para për rastin e Kllokotit IPK i ka pranuar përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë  janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në komunikatë.

IPK njofton se një qytetar kishte raportuar në Linjën e Kaltër se këta dy zyrtarë policorë nuk kanë ndërmarrë veprimet hetimore ndaj të dyshuarve pas ankesës së tij (duke mos përfshirë  në deklaratën e tij kërcënimet që ai kishte pranuar nga një zyrtar i lartë i komunës së Kllokotit).

“Pas verifikimit të informacioneve të pranuara nga ankuesi, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar hetime me dyshimin se dy zyrtarët policorë kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës zyrtarët e përfshirë si të dyshuar në këtë rast janë suspenduar””.

Të ngjashme