Suspendohet drejtori i Cambridge Analytica

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 22:01 | Nga

Këshilli drejtues i kompanisë Cambridge Analytica deklaroi sot se ka suspenduar drejtorin gjeneral të firmës Alexander Nix derisa nuk të përfundojë hetimi i plotë dhe i pavarur për veprimet e tij.

“Komentet e Nix nuk janë as vlera e as operacionet e kompanisë, dhe pezullimi i tij pasqyron seriozitetin me të cilin e shikojmë këtë shkelje”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Cambridge Analytica” besohet se i përdori të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut për të krijuar njoftime të individualizuara, duke shenjëstruar votuesit amerikanë me mesazhe të caktuara.

Të dhënat u analizuan pjesërisht me atë që njihet si “modeli psikologjik i personalitetit” në bazë të 5 tipareve, apo ndryshe “OCEAN V”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme