Suspendohet kapiteni kufitar, shkak vizita e Gjuriqit

Prishtinë | 30 Dhj 2016 | 12:37 | Nga

Është suspenduar sot nga puna kapiteni i Policisë së Kosovës në njësitin kufitar, Zvezdan Spasojeviq.

Suspendimi ka ardhur si pasojë e vizitës së drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, i cili ditë më parë ka ardhur ilegalisht në Kosovë, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.

Ndryshe, Spasojeviq është eprori i tretë që brenda dy javësh suspendohet për shkak të vizitës së Gjuriqit në Kosovë, pasi më herët ishin suspenduar edhe zëvendëskomandanti i policisë në veri të Mitrovicës, majori Goran Zhivkoviq dhe shefi i operativës, kapiteni Milija Millosheviq.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme