Është suspenduar kirurgu Enver Fekaj, i cili nuk pranoi ta operojë 19-vjeçarin Hysen Ibrahimaj në QKUK, ashtu siç e kishte operuar për herë të parë në një spital privat.
Koha Ditore ka mësuar se kirurgu Enver Fekaj është suspenduar derisa të merret një vendim nga Komisioni i brendshëm, ndërsa drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Rifat Bajrami i cili i doli në mbrojtje Fekajt, vazhdon të mbetet në komisionin disiplinor ashtu siç është marrë vendim dje nga ShSKUK-ja.
Pas raportimit të KTV-së, krerët e shëndetësisë vihen në lëvizje për të ndihmuar pacientin e refuzuar nga kirurgu në QKUK
Mësohet se Policia gjithashtu ka intervistuar disa persona në lidhje me këtë rast.