Suspendohet një zyrtar policor

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 16:42 | Nga

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informacion lidhur më përfshirjen e dy zyrtarëve policorë në një incident në mes njëri-tjetrit.

Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes në rrugën “Lole Ribara” në një lokal në Mitrovicën e Veriut ku kishte ndodhur edhe incidenti.

Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse rasti nga prokurori kujdestar është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim i rëndë trupor.

Në bazë të informacioneve të para, si pasojë e këtij incidenti njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të rënda trupore (frakturë në hundë) dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit penal që po zhvillohet, njëri nga zyrtarët policorë është suspenduar për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriqimit të plotë të këtij rasti dhe motivit të incidentit në konsultim me prokurorin kompetent.

 

Të ngjashme