Shqiptarja e parë kandidate për Kongresin Amerikan, Suzana Shkreli dhe prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara, tha se është shumë e kënaqur që Kosovën e sheh si vend i lirë.
Ajo ka folur për rrugën e saj deri në arritjen në pozitën e prokurores në ShBA. Ajo i tha transmetuesit publik se “në gjykatë kam kuptuar se çdo gjë është politikë. Aty e kam kuptuar se duhet punuar më shumë”.
Shkreli bëri me dije se në kohën kur ishte kandidate ka pasur përkrahjen nga diaspora shqiptare që jeton në SHBA. “Unë kisha përkrahjen edhe nga Barack Obama dhe nga Bill Clintoni. Kur Clintoni e kishte kuptuar që jam shqiptare kërkoi që të takohem me të. Takimi me të ka qenë e jashtëzakonshëm”, tha ajo.
Shkreli nuk do të ndalet, por do të tentojë që prapë’ të kandidojë. “Njerëzit duhet të dëgjohen. Ata duan të dëgjojnë çfarë duhet të bëjmë ne për të”, tha ajo. Sipas saj shqiptarët në tërë botën e kanë përkrahur. ‘Unë jam krenare për trashëgiminë tonë. kemi gjuhë të bukur, vend të bukur”, tha ajo.
Shkreli ka bërë me dije se origjinën e ka nga Ulqini. “Nga vizita që e kam bërë në Shqipëri, më është rritur dëshira për Shqipërinë”, tha ajo.