Svarça: Bashkimi i Ferizajt s’bëhet me nënkalim

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 10:37 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj nëpërmjet një konference shtypi, sërish e ka kundërshtuar projektin e ekzekutivit për “Bashkimin e qytetit” me arsyetimin se nëpërmjet nënkalimit nuk realizohet një plan i tillë. Sipas LDK-së, bashkimi i qytetit mund të bëhet vetëm në mënyrë organike duke e futur hekurudhën nën tokë.

Muharrem Svarça, kryetar i LDK-së, Dega në Ferizaj, njëherësh shef i GP-së në KK të Ferizajt, ka thënë se prej kohësh me anë të pompozitetit pushtetar po trumbetohet projekti i ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit”, derisa nëpërmjet prezantimit vizual, flitet për nënkalimin nën hekurudhë.

Ky bashkim është i mundur vetëm përmes futjes së hekurudhës nën tokë, përgjatë zonës urbane të qendrës së Ferizajt

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme