Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij ka pritur në një takim drejtues të kompanisë “Bechtel-Enka”.
Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta në mesin e tyre, ishte edhe çështja e një nënkalimi në autostradën në Fshatin e Vjetër, për shkak se kjo autostradë ndan, një pjesë të pasurisë së këtij fshati në dy pjesë dhe për këtë duhet të bëhet edhe një nënkalim.
Ministria e Infrastrukturës, tashmë ka aprovuar këtë kërkesë të nënkalimit, ndërkaq ekzekutimin e punimeve do ta bëjë “Bechtel-Enka”.
Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje të tjera të bashkëpunimit në mes komunës dhe kompanisë “Bechtel-Enka”.