Sveçla: Aksion në Mitrovicë e Vushtrri kundër bixhozit, 26 persona të arrestuar e mbi 150 mijë euro të sekuestruara

Prishtinë | 19 Pri 2026 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, informon se një aksion i madh policor ka ndodhur mbrëmë në lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri.

“Me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thotë ministri.

Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara, informoi Sveçla.

Postimi i tij i plotë:

Në të gjithë territorin e Kosovës, me të njëjtin përcaktim: luftimin e kriminalitetit pa kompromis.

Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në dhjetëra lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara.

Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo.

Të ngjashme