Sveçla: Armatimet që u gjetën në veri kapin vlerën e 5 milionë eurove

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit u vra polici Afrim Bunjaku.

Ai tha se armatimet që gjetën kapin vlerën e 5 milionë eurove, ndërsa shtoi se po kërkojnë dhe për armatime të tjera.

Më tej ai nënvizoi se armatimet janë të prodhimit 2021 dhe 2022.

“Dje kemi pasqyruar një pjesë të armatimit të kapur. Armët nuk mund të gjenden në treg të zi, janë armë të ushtrisë serbe, janë të prodhimit 2021. Ka mina që janë prodhuar në vitin 2022. Nuk janë mbetje të luftërave të vitit ’90. Vlera e gjithë armatimit të gjetur është rreth 5 milion euro. Askush nuk mund ta mbuloj një armatim të tillë”, u shpreh ai. /euronews.al

Të ngjashme