Sveçla demanton raportimet për keqtrajtimin e Miliçeviqit: S’ka bërë ankesë as te policia kufitare serbe

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Aktiv”, Miodrag Miliçeviq, ka kaluar sot në pikën kufitare në Jarinje dhe nuk ka ndodhur asnjë problem, incident e aq më pak dhunë.

Sipas tij, për të konfirmuar këtë, zyrtarët tanë policorë kanë kontaktuar me zyrtarët kufitar të Serbisë të cilët kanë njoftuar se i njëjti nuk ka paraqitur ndonjë shqetësim apo problem gjatë kalimit kufitar.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë në shërbim të të gjithëve pa dallim, për të ofruar siguri. Institucionet tona respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë e veprojnë në Kosovë, duke garantuar kështu siguri, mirëqenie e barazi për ta”.

Të ngjashme