Sveçla dhe zyrtari i Komisionit Evropian, ritheksojnë gatishmërinë për bashkëpunim mes palëve

Prishtinë | 14 Mar 2023 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim zëvëndës drejtorin e përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, Oliver Onidi.

Sveçla në Facebook tha se gjatë këtij takimi e ka njoftuar Onidin për angazhimin e tij në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës, të cilat sipas tij, cënojnë sigurinë e vendit dhe rajonit në përgjithësi.

Teksa theksoi se kjo vizitë e zëvendës drejtorit Onidi, rithekson gatishmërinë e të dy palëve për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme në fushat që mbulojmë.

“E njoftova z. Onidi për angazhimin tonë në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës si pjesë integrale e luftës tonë ndaj krimit të organizuar dhe çdo fenomeni tjetër që cënon sigurinë e vendit tonë por edhe të rajonit e më gjerë. Vizita e z. Onidi dhe ekipit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme përveç që na nderon, rithekson gatishmërinë e të dy palëve për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme në fushat që mbulojmë”, shkroi Sveçla

Të ngjashme