Sveçla e Bahtiri shpërndajnë ndihma në veri të Mitrovicës

| 05 Pri 2020 | 15:15 | Nga

Kryetari Bahtiri priti sot në takim u.d ministrin e MPBAP-së Xhelal Sveçla ku diskutuan për pandeminë e krijuar nga koronavirusi, me ç’rast viztiuan edhe veriun e vendit, konkretisht Lagjën e Boshnjakëve, shkruan Inlajmi.

Në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të Mitrovicës, me ç’ rast para dy ditësh Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për vendosjen në karantinë të Komunës veriore dhe Zveçanit, si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në atë pjesë.

Pas këtij takimi kryetari Bahtiri së bashku me u.d ministrin z. Sveçla kanë vizituar edhe pjesën veriore të qytetit respektivisht Lagjen e Boshnjakëve, ku kanë parë për së afërmi situatën në të cilën gjenden banorët e kësaj lagjeje.

Pas këtij takimi kryetari Bahtiri së bashku me u.d ministri Sveçla kanë vizituar edhe pjesën veriore të këtij qyteti respektivisht Lagjen e Boshnjakëve, ku kanë parë për së afërmi situatën në të cilën gjenden banorët e kësaj lagjeje.


Gjithashtu në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës janë shpërndarë mbi 400 pako ushqimore dhe higjienike për secilën familje në nevojë që jetojnë në fshatrat dhe lagjet e veriut, ku Komuna e Mitrovicës ka siguruar 305 pako ndërsa të tjerat nga Kryqi i Kuq i Kosovës.

Në fund kryetari Bahtiri dhe u.d ministri Sveçla kërkojnë nga të gjithë qytetarët që t’u përmbahen masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të qëndruar të qetë në shtëpitë e tyre, sepse si institucione jemi duke punuar maksimalisht që të keni ndihmën e nevojshme dhe mos iu mungoj asgjë.

Të ngjashme