Sveçla e Balla nesër vizitojnë pikën kufitare në Qafë Morinë

Prishtinë | 07 Kor 2024 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do të vizitojnë nesër në orën 11:30 pikën kufitare Qafë Morinë.

Sipas njoftimit të MPB-së, në kuadër të kësaj vizite, dy ministrat do të nënshkruajnë protokollin për Implementimin e Kontrollit të Përbashkët Kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.

Ky protokoll synon të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në menaxhimin e kufijve dhe të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Të ngjashme