Sveçla e nënshkruan dokumentin për trajnimin dhe certifikimin e minandezësve për Trepçën

Prishtinë | 28 Gus 2024 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit do të trajnohen dhe certifikohen minandezëzit.

“Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës. Si Qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet”.

Të ngjashme