Sveçla i shkon në vizitë kryetarit të Leposaviqit: I ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij

Prishtinë | 27 Maj 2023 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi e ka pritur në takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla, i ka ofruar të gjithë mbështetjen Hetemit në ushtrimin e funksionit të tij,

“I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat e do të vazhdojmë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar tutje Sveçla.

Të ngjashme