Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valedete Dakës, pas deklaratave të saj se është kërcënuar.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka thënë se Daka po mendon se ndodhet në janarin e vitit 2020 dhe pastaj po ndihet e frikësuar.
“Mirëpo, ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, znj. Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, z. Albin Kurti. E kuptojmë që znj. Daka nuk do ta votojë listën VETËVENDOSJE!-Vjosa me 14 shkurt, por ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së”, ka shkruar Sveçla.
https://www.facebook.com/xhelal.svecla/posts/10227119481952373