Sveçla: Kemi të dhëna se ish-policët e Kosovës u përfshinë në ngjarjet e djeshme në Veri

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 17:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet në veri të Kosovës janë të orkestruara nga Serbia. Sipas tij, me këto sulme po mundohen ta pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, Sveçla tha se të dhënat e para tregojnë se një pjesë e “kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”.

“Bandat kriminale kanë penguar një prej proceseve më të rëndësishme, demokratike në një vend demokratik, përmes metodave terroriste. Këto grupe të mbështetura e të drejtuara nga Serbia dëshmuan edhe një herë se janë kundër të drejtës fundamentale të qytetarëve të ëktyre komunave për vendosur dhe zgjedhur udhëheqësit e tyre lokalë. Gjatë ëktij sulmi janë përdorur shok bomba, granata dore dhe armë zjarri, këtë rast policia në bashkëpunim me prokrurorinë speciale e ka cilësuar si Sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje në veprat terroriste, kryrje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve. Policia dhe Prokuroria Speciale janë duke u angazhuar në maksimum që të gjithë kriminelët e përfshirë në këtë sulm terrorist ndaj institucioneve tona të sillen para drejtësisë. Kemi të dhënat e para të mbledhura nga terreni, nga policia e rendit dhe inteligjenca, e cila thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”, tha ai.

Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve në veri, ministri u shpreh se bindja e tij personale është që Policia ka kapacitete për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve.

“Unë mund t’iu tregoj përshtypjet dhe bindjen time personale. Unë jam i bindur që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet e nevojshme që të garantojë të gjitha proceset demokratike në Republikëne Kosovës. Për më shumë, normalisht që janë institucionet përgjegjëse që marrin vendimet, është presidentja e Kosovës, KQZ… Për sa më takon mua, PK po dëshmohet si një polici e aftë për të kryer detyrat e saj ligjore. Ndërkohë ne po presim planin e KQZ-së lidhur me aktivitetet e parapara që ky proces të vejë mbarë. Në bazë të këtij plani pastaj PK bën vlerësimet e nevojshme dhe rekomandimet për institucionet politike vendimmarrëse e cila përfundon me vendimin e presidentes Osmani” u shpreh ai.

Sveçla shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeveria Serbe janë udhëheqësit, financuesit dhe mbështetësit të këtyre grupeve.

“Unë mund t’iu them se PK por jo vetëm, të gjitha institucionet e sigurisë dhe zyrtarët e Republikës së Kosovës, janë maksimalisht të angazhuar të parandalohen, dhe në qoftë se ndodhin këto raste, keqbërësit apo kriminelët të vihen para drejtësisë. Tash, unë nuk pres diçka të mirë as nga Vucic as nga Qeveria e Serbisë, të cilët realisht janë udhëheqësit, financuesit dhe mbështetësit e këtyre grupeve, i japin edhe mburojën politike. Nuk pres që në një moment këta të vendosin se do ti lënë këto praktika. Është në dorën, obligimin e detyrën e institucioneve të Qeverisë së Kosovës, që këto praktika, këta kriminelë të luftohen 24/7 edhe atë suksesshëm. Kjo është garancia që këta nuk do të përsërisin këso lloj veprash, përndryshe prej tyre nuk pres asgjë të mirë”

Lexo më shumë:

Të ngjashme