Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se kidnapimi i policëve të Kosovë është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e siç u shpreh ai, kriminelit “Lune”, raporton Ekonomia Online.
Ai në një konferencë për medie pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se e gjithë kjo që po ndodh është sjellje e një Serbie kriminele, e cila me dekada ka vepruar njëjtë.
“Beogradi ndërmori një hap të turpshëm, të pa pranueshëm duke kidnapuar tre polic. Kidnapimi është bërë nga forcat e armatosura të njohura si SAI dhe Kobra në komunën e Leposaviqi. Unë dje e kam vizituar vendin ku ndodhet në territorin tonë”.
“Në këtë lokacion në prapavijë ka pasur edhe drunjtë që ka bllokuar rrugën. Është e qartë se ky akt është bërë në shenjë hakmarrje për shkak të arrestimit të Lune. Ky akët duhet të dënohet nga faktorët ndërkombëtar. Bëjmë thirrje urgjentë për lirimin e tyre”.
“Dua të ritheksoj edhe sot se ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të zbrazemi për vendosjen e rendit dhe ligjit. Çdo kush i cili shkel ligjin do të përballet me pasoj. Askush nga këta kriminel nuk është më i fuqishme së shteti dhe do të sillen para drejtësisë”.



