Sveçla: Kosova renditet me shkallën më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 28 Sht 2023 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sipas raportit të fundit të Indeksit Global të Krimit të Organizuar 2023, për 193 shtete në botë, Republika e Kosovës edhe për këtë vit renditet me shkallën më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se Kosova ka shënuar progres në aspektin e qëndrueshmërisë për të luftuar kriminalitetin përmes masave të shumta të ndërmarra nga institucionet.

“Ky rikonfirmim i suksesit të Republikës së Kosovës është falë punës së zyrtarëve të institucioneve tona që punojnë çdo ditë në luftim të çdo kriminaliteti, për të garantuar sundim të rendit dhe ligjit kudo”, ka shkruar ai.

Të ngjashme