Sveçla kujton Arbënor Deharin: Ishte modeli i aktivistit modest e të vendosur – motiv për të gjithë ne

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shënimin e 10-të vjetorit të vdekjes së aktivistit Arbënor Dehari, e ka kujtuar si një model i aktivistit që ka qenë motiv për të gjithë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ministri Sveçla, ka shtuar se Arbënor Dehari do të jetë gjithmonë udhërrëfyes në përpjekje për forcimin e shtetit, raporton Ekonomia Online.

“Arbënorin do ta kujtojmë gjithmonë për guximin, dijen e vullnetin e tij, për angazhimin pa kursim për barazi, drejtësi e mirëqenie për të gjithë”, ka thënë Sveçla.

Postimi i plotë:

10 vite pa shokun dhe aktivistin shembullor Arbënor Dehari.

Në historikun 19 vjeçar të Lëvizjes sonë qëndron angazhimi i pashoq i Arbënorit, aktivistit të pandalshëm në çdo organizim të saj. Ai ishte modeli i aktivistit modest e të vendosur i cili ishte motiv për të gjithë ne, për shoqet e shokët e tij.

Arbënorin do ta kujtojmë gjithmonë për guximin, dijen e vullnetin e tij, për angazhimin pa kursim për barazi, drejtësi e mirëqenie për të gjithë.

Arbënor Dehari do të jetë përjetësisht udhërrëfyes në punën tonë të përditshme, në përpjekjet tona për qytetarët tanë e për ngritjen dhe forcimin e shtetit tonë.

Të ngjashme