Sveçla: MPJ po punon për lirimin e Arbnor Spahiut nga Serbia

Prishtinë | 11 Qer 2025 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka deklaruar sot se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke u angazhuar për lirimin sa më të shpejtë të ish-policit Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe.

“MPJ është duke u angazhuar që ky qytetar i Republikës së Kosovës të lirohet sa më shpejt dhe këso rastesh të mos ndodhin më”, u shpreh Sveçla para mediave, në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme