Sveçla në Ministerialin e BE-së, prezanton sukseset e Kosovës në fushën e luftimit

Prishtinë | 28 Tet 2024 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Në Ministerialin e BE-së për Punë të Brendshme dhe Drejtësi me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet nën organizimin e presidencës hungareze të Këshillit Evropian dhe Qeverisë së Malit të Zi, sot ministri Xhelal Sveçla prezantoi sukseset e Kosovës në fushën e luftimit të të gjitha llojeve të krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, armëve dhe narkotikëve si dhe luftimin e migrimit të parregullt.

Falë përkushtimit të të gjitha institucioneve tona, Sveçla thotë se sot Kosova prinë në shumë raporte ndërkombëtare në luftimin e këtyre dukurive si dhe nuk është më zonë rehatie si për grupe të ndryshme kriminale ashtu edhe për migrantë të parregullt.

“Duke njohur faktin se këto fenomene cenojnë sigurinë e vendit tonë, rajonit por edhe më gjerë, konfirmova përkushtimin tonë për bashkëpunim të mëtejmë me të gjitha agjencitë e BE-së në mënyrë që së bashku të garantojmë stabilitet por edhe siguri për vendet tona dhe jo vetëm”, ka shkruar ministri në Facebook.

Të ngjashme