Sveçla nga Mitrovica: Kemi kapacitete për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka folur sot nga Mitrovica për zgjedhjet në komunat veriore dhe situatën atje.

Në lidhje me zgjedhjet, Sveçla tha se kanë kapacitete për të siguruar mbarëvajtjen e tyre.

“Absolutisht që kemi kapacitete për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Sveçla në një prononcim për media pranë urës së Ibrit.

Sveçla foli edhe për mundësinë e shtimit të forcave policore në veri të vendit, ku tha se po bëhen vlerësime për këtë.

“Policia e Kosovës bën planet e saj. Në bazë te saj bën vlerësimin e situatës dhe në bazë të saj shton kapacitetet”, deklaroi Sveçla.

Të ngjashme