Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të policisë i cili rezultoi me shtatë persona të arrestuar në Prishtinë, Pejë e Gjilan për aktivitete kriminale të fajdes dhe detyrimit.
Sveçla tha se toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët në Kosovë ka përfunduar.
“Deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik”.
“Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë. I lus dhe inkurajoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo organizimeve kriminale”, shkroi Sveçla.