Sveçla për pajisjet logjistike e kontejnerët në Bërnjak: Kanë për qëllim efikasitetin dhe garantimin e sigurisë

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka dërguar kontejnerë dhe pajisje logjistike në pikën kufitare në Bërnjak.

Sveçla tha se kjo po bëhet për kushte më të mira dhe të cilat do tu shërbejnë zyrtarëve policorë në pikën kufitare në Bërnjak, për kryerjen sa më efikase të detyrave.

“Angazhimi ynë i përbashkët dhe i përditshëm ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”, ka shkruar Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se bartja e pajisjeve deri në këtë pikë kufitare është bërë me mjete të rënda dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme