Sveçla për votimin e hapur: Duhet të bisedojmë me përfaqësuesit tanë

Prishtinë | 07 Kor 2025 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, komentoi mundësinë e kalimit në votim të hapur për kryetarin e Kuvendit, pas deklaratës së deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i cili tha se do të votonte edhe për kandidatin e Vetëvendosjes nëse votimi bëhet i hapur.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo mund të realizohet, Sveçla tha shkurt: “Duhet të bisedohet me përfaqësuesit tanë, të cilët po merren me këtë çështje”, tha ai.

Të ngjashme